Përcaktohen çmimet e biletave për derbin e kryeqytetit

Të enjten në orën 18 Tirana dhe Partizani do të zhvillojnë derbin e dytë sezonal, por në ndryshim nga sfida e parë që u luajt në Elbasan kësaj rradhe gjithçka do të zhvendoset aty ku e ka vendin, në kreyqytet. Pritet që si gjithnjë të ketë interes maksimal për këtë përballje, dhe natyrisht fakti që të dy këto ekipe janë pjesë e luftës për titull e bën edhe më tërheqës takimin.

Klubi i Tiranës që është edhe pritës në këtë derbi ka publikuar çmimet e biletave dhe sektorët ku do të vendosen ultrasit bardheblu dhe tifozët e Partizanit.

Në tribunën kryesore e cila do të jetë e ndarë në 2 pjesë, gjysma për tifozët e Tiranës dhe gjysma tjetër për ata të kuq, një biletë do të kushtojë 2000 mijë lekë. Ndërkohë që në të gjitha zonat e tjera të stadiumit çmimi do të jetë standart, 500 lekë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Tifozëve të Partizanit i janë rezervuar tribunat H1 dhe H2 , ndërsa e gjithë pjesa e mbetur do ti takojë tifozëve të Tiranës. Përsa i përket sektorëve ku do të qëndroj tifo grupi “Tirona Fanatics” të gjitha biletat në atë zone të stadiumit i janë shitur këtij grupimi dhe nuk do të dalin në treg. Nga dita e sotme biletat do të jenë të në shitje pranë stadimit “Selman Stërmasi” për të gjitha ata që kanë dëshirë ta shijojnë nga afër derbin e madh të kreyqytetit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?