Përdhosi simbolet tona Kombëtare, tifozët shqiptarë marrin hak ndaj polakut (VIDEO)
Tirana përjetoi një mbrëmje të trazuar të enjten vonë, menjëherë pas barazimit 1-1 mes Dinamos dhe Jagiellonias në “Air Albania”, ndeshje e vlefshme për play-off-in e Conference League.
Tifozët polakë, të mbërritur në numër të konsiderueshëm në kryeqytet, nisën provokimet që në pasditen e së mërkurës. Në rrjetet sociale u shpërndanë pamje ku ata shiheshin duke bërë gjeste të pahijshme pranë përmendores së heroit kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeu, në sheshin kryesor të Tiranës.
Pas përfundimit të takimit, tensionet u përshkallëzuan. Një grup tifozësh shqiptarë, kryesisht të Dinamos, u përplasën me disa prej tifozëve polakë, duke shënuar momente kaotike në zonën pranë stadiumit.
Në një video të publikuar në rrjet, shihet qartë përplasja fizike me një nga tifozët polakë që kishte ofenduar më herët simbolet kombëtare.
KOHA JONË SONDAZH

