Përfshihen në aksident dy futbollistët e skuadrës së Tottenhamit, shkatërrojnë Ferrarin
Tottenham Hotspur ka konfirmuar zyrtarisht se dy prej futbollistëve të tij, Wilson Odobert dhe Randal Kolo Muani, janë përfshirë në një aksident automobilistik vetëm një ditë para përballjes së rëndësishme në Champions League ndaj Eintracht Frankfurt.
Në rrjetet sociale kanë qarkulluar imazhe ku dy lojtarët shihen në anë të rrugës, pranë një makine Ferrari me pjesën e përparme të dëmtuar rëndë, duke shqetësuar tifozët londinezë.
Klubi ka bërë të ditur se, pavarësisht përplasjes, të dy futbollistët kanë shpëtuar pa lëndime dhe janë në gjendje të mirë shëndetësore. Megjithatë, nuk përjashtohet mundësia që ngjarja t’i ketë tronditur emocionalisht, në prag të sfidës europiane kundër skuadrës gjermane.

KOHA JONË SONDAZH

