Përfundon izolimi tek Interi, asnjë lojtar nuk shfaq simptoma

Për Interin, sot është zyrtarisht dita e fundit e izolimit në shtëpi që filloi 15 ditë më parë pas daljes pozitive të Daniele Rugani në Covid-19 dhe ndeshjen Juventus-Inter të luajtur në Torino pas dyerve të mbyllura në 8 Mars.

Lojtarët e zikaltërve, sipas një programi të posaçëm të hartuar nga klubi, kanë vazhduar përgatitjet në shtëpitë e tyre. Fillimisht stërvitja ishte programuar që të rinisë më 25 mars, por klubi zikaltër e ka shtyrë këtë datë për shkak të emergjencës së koronavirusit.

Për momentin asnjë pjesëtar i klubit, nuk ka shfaqur simptoma, ndaj nuk është marrë asnjë tamponë. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP