Përfundon me rezultatin 0-0 derbi Tirana- Partizani
Derbi i kryeqytetit Tirana-Partizani ka përfunduar me rezultatin 0-0. 27 minutat e mbetura nuk patën raste për shënim nga skuadrat, ndërsa për t’u shënuar mbetet vetëm kartoni i kuq i marrë nga kapiteni i Tiranës, Erando Karabeci, i cili u ndëshkua për dy ndërhyrje të gabuara.
“Selman Stërmasi” u pushtua nga errësira e plotë një ditë më parë për shkak të një problemi me energjinë elektrike, duke detyruar vëzhguesit e Federatës Shqiptare të Futbollit të marrin vendimin për ta shtyrë këtë sfidë për ditën e sotme, ku gjithçka nisi nga minuta e 63, kur edhe ndodhi defekti teknik.
Deri në momentin e ndërprerjes së sfidës, skuadrat shfaqën në fushë e lojës përpjekjet e tyre për të sulmuar e për të fituar përballë tifozëve respektive që e kishin shfrenuar fantazinë e tyre me koreografinë e krijuar.
KOHA JONË SONDAZH

