Përgatitësi fizik i Zhegrovës: Mund të luajë 90 minuta pa problem!

Përgatitësi personal i Edon Zhegrovës, Ardian Sallahu, ka folur për gjendjen fizike të futbollistit të Juventusit, duke theksuar se ylli kosovar është në formën më të mirë të karrierës së tij. Në një intervistë për Tuttosport, Sallahu reagoi për gjendjen e lojtarit.

“E ndihmova të kalojë stuhinë dhe të kthehet më i fortë se kurrë. Zhegrova është në gjendje të përballojë 90 minuta loje pa asnjë problem. Ka kaluar një transformim të plotë, si në aspektin fizik ashtu edhe në zhvillimin e masës muskulore. Aktualisht është në maksimumin e përgatitjes dhe i gatshëm për çdo sfidë.”

Sipas Sallahut, puna është përqendruar te kërkesat specifike të rolit të Zhegrovës në fushë, duke përfshirë stërvitje teknike me topin dhe lëvizje me intensitet të lartë: “Krijonim situata loje nën presion ku Edoni duhej të merrte vendime të shpejta. E njoh prej tre vitesh, kemi punuar shumë bashkë, edhe me kombëtaren e Kosovës.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Në fund, Sallahu e vlerësoi maksimalisht lojtarin: “Kam punuar me shumë futbollistë, por Edoni është special. Ai ka mentalitetin e një lojtari që nuk dorëzohet kurrë.”

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?