Përgatitësi fizik zbulon se kur do të kthehet Vlahovic në fushë

Lajme pozitive për Dusan Vlahović. Në një intervistë të dhënë për Tuttosport, përgatitësi atletik i Kombëtares së Serbisë ka dhënë detaje të rëndësishme mbi dëmtimin e sulmuesit dhe afatet e rikthimit të tij në fushë.

Dusan Ilic, duke folur për situatën fizike të Vlahovic, është shprehur optimist për një rikuperim relativisht të shpejtë: “Besoj se në fillim të marsit do ta shohim sërish në fushë. Dëmtimi ka ardhur në një zonë shumë specifike, por me mjekët dhe specialistët që ka në dispozicion, mund të them se rikthimi nuk është larg.”

Përgatitësi fizik ka shtuar se lojtari nuk është ndjekur drejtpërdrejt prej tij gjatë gjithë procesit të rikuperimit, por ka theksuar rëndësinë e kushteve klimatike në këtë fazë: “Nuk e kam ndjekur personalisht, ndaj nuk jam plotësisht i informuar për çdo hap të procesit. Megjithatë, Beogradi nuk ishte vendi ideal për rikuperim. Ai kishte nevojë për ambiente të ngrohta për të përshpejtuar shërimin. Faktori klimatik është vendimtar.”

Swiss Digital Desktop Reklama

Këto deklarata rrisin shpresat te Juventusi dhe tifozët bardhezinj, të cilët presin rikthimin e Vlahović në një moment kyç të sezonit, kur ndeshjet vendimtare dhe gara për objektivat kryesore hyjnë në fazën më intensive.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?