Përgjigjet e tamponëve: Çlirim te Napoli, pozitiv vetëm një lojtar i të rinjve

Kanë dalë përgjigjet e tamponëve të radhës te Napoli. Pjesëtarët e klubit të Serie A iu nënshtruan tamponëve mëngjesin e sotëm dhe asnjë lojtar i ekipit të parë nuk ka rezultuar pozitiv.

Një lajm që çliron trajnerin  Gennaro Gattuso, teksa vetëm një futbollist i ekipit të rinjve ka rezultuar i infektuar me Covid-19, lajm që Napoli e konfirmon me anë të një postimi në Twitter.

Në komunikatën zyrtare theksohet se vetëm përgjigja e Stanislav Lobotkës nuk ka dalë ende. Laboratori mjekësor po e përpunon dhe mesfushori sllovak shpreson që të rezultojë negativ.

Infektimet e polakut Zielinski dhe maqedonasit Elmas, shkaktuan panik tek ekipi i Gattusos, teksa u anulua edhe sfida e fundjavës në kampionat kundër kampionëve të Juventusit.

SHKARKO APP