“Perikli Dhales meritonte të përcillej me homazhe”

Kryetari i Partisë Demokratike në Gjirokastër, Roland Bejko ka shprehur ngushëllimet  për ndarjen nga jeta të ish futbollistit dhe ish kryetarit të PD-së Perikli Dhales. Bejko në një reagim në Facebook shkruan , “…PERIKLI DHALES meritonte të përcillej për në banesën e fundit me homazhe të organizuara nga ish klubi i tij i futbollit Tirana, Bashkia e Tiranës dhe pse jo Federata Shqiptare e Futbollit. E pafalshme kjo indiferencë”.

Reagimi i plotë i Roland Bejkos:

Së bashku me miqtë e mi, ish Ministrin e Jashtëm dhe shkrimtarin Besnik Mustafaj, deputetët Jorida Tabaku e Aldo Bumçi, kryetarët e degëve të PD Tiranë Ervis Xhako e Pellumb Seferi e plotë demokratë e qytetarë të tjerë, familjarë, të afërm dhe miq,sapo i dhamë lamtumirën një miku të mirë, një njeriu të shkëlqyer, një babai dhe bashkëshorti të përkushtuar, një futbollisti të talentuar të Tiranës, një qytetari të thjeshtë, një demokrati të urtë, një humanisti kokëulur, fjalë paktit dhe buzagazit PERIKLI DHALES.

Swiss Digital Desktop Reklama

I shprehim dhe një herë ngushëllimet më të thella bashkëshortes, dy djemve, të afërmeve dhe miqve të Peros.

Swiss Digital Mobile Reklama

I paharuar do jesh miku ynë i mirë, të qoftë dheu i lehtë e qofsh i parajsës !

PS: Ndoshta nuk është vendi këtu dhe sot, por nuk mund të rrija pa e thënë se për kontributin që ka dhënë si futbollist i shquar i Tiranës dhe sportit shqiptar, besoj se biem të gjithë dakord se PERIKLI DHALES meritonte të përcillej për në banesën e fundit me homazhe të organizuara nga ish klubi i tij i futbollit Tirana, Bashkia e Tiranës dhe pse jo Federata Shqiptare e Futbollit.

E pafalshme kjo indiferencë.
Apo ndoshta vazhdojnë ta konsiderojnë të deklasuar për shkak të njeriut të tij të arratisur në vitet e Diktaturës Komuniste?!

TURP !

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Si ishte viti 2025 për ju?