Perisic dëmtohet në stërvitje me Bayernin, mungon për një kohë të gjatë
Ivan Perisic është dëmtuar gjatë një seance stërvitore të Bayernit, teksa pritet të mungojë rreth një muaj jashtë fushave. Lajmin e ka dhënë vetë trajneri i gjigantëve gjermanë, Flick, i cili tha se futbollisti do t’i rikthehet stërvitjes vetëm pas 4 javësh pushim, ndërsa më pas do t’i duhen edhe dy javë të tjera për të rikuperuar formën.
Sulmuesi kroat u huazua nga Interi te Bayern, me të drejtë blerjeje për shifrën e 20 milionë eurove, ndërsa tani pritet të rikthehet në mesin e marsit dhe të provojë të bindë drejtuesit gjermanë.
Deri tani Perisic ka luajtur 22 takime me fanellën e bavarezëve, shumicën e të cilëve i ka nisur nga stoli, ndërsa ka arritur të shënojë 5 gola dhe të japë 8 asiste.