Përleshje të përgjakshme mes tifozëve anglezë dhe atyre rusë

Trazira të shumta kanë shpërthyer mes tifozëve të Anglisë dhe Rusisë në prag të ndeshjes së tretë të ditës së sotme që do të luhet në orën 21:00.
Policisë i është dashur të ndajë dy tifozeritë rivale me gaz lotsjellës, ku mijëra persona janë përleshur me njëri-tjetrin.
Ndërsa tymi kishte përfshirë zonën, xhama, karrige dhe shishe birre të thyera fluturonin në ajër për të goditur tifozerinë rivale.
Një tifoz i Anglisë i moshës së mesme ra pa ndjenja në tokë pasi u godit me me shkelma e grushte nga huliganët rusë.
Një mik i tij tha: “E goditën në kokë dhe e hodhën në tokë pa arsye. S’po bënte asgjë dhe ata e sulmuan. Ndërsa policia nga ana e saj gjithnjë fajëson tifozët anglezë kur ata në fakt s’po bëjnë asgjë”.









KOHA JONË SONDAZH

