Përmbytjet e mëdha në Itali, kapiteni i Fiorentinës merr lopatën për të pastruar rrugët
Kapiteni i Fiorentinës Cristiano Biraghi ka përveshur mëngët, duke iu shkuar në ndihmë qytetarëve të prekur nga përmbytjet në këtë rajon.
Kapiteni vjollcë është fotografuar në Campi Bisenzio pas disfatës së Fiores ndaj Juventusit, duke ndihmuar në pastrimin e rrugëve të përmbytur në komunën toskane.
Biraghi shihet i veshur me çizme dhe doreza, duke marrë lopatën në duar për të hequr baltën. Fotoja ka bërë xhiron e rrjetit dhe të gjithë e kanë vlerësuar aktin e tij.