Përplasja për titullin, Partizani-Skënderbeu do luhet në Elbasan

Sfida kryesore e javës së 9 në Kategorinë Superiore, përplasja e drejtpërdrejtë për titullin mes Partizanit dhe Skënderbeut, do të zhvillohet në “Elbasan Arena”.

Federata Shqiptare e Futbollit zyrtarizoi vendin ku do të luhet 90-minutëshi mes ekipit të dytë dhe të parë në renditje, me diferencën prej 2 pikësh, që secila skuadër synon ta ndryshojë në favorin e saj.

Partizani do të presë Skënderbeun në “Elbasan Arena” të dielën në orën 17:00, pasi opsioni që ishte diskutuar së fundmi, spostimi në stadiumin “Selman Stërmasi” ka “perënduar” si mundësi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Demat e kuq”, të cilët janë organizatorë të takimit, pritën përgjigjen e Tiranës, por dëmtimi i tapetit për shkak të fluksit, ka imponuar bardheblutë që t’i vënë kyçin impiantit.

Swiss Digital Mobile Reklama

Për të dy ekipet, në fokus do të jetë Kategoria Superiore, edhe pse mesjava do t’i impenjojë në Kupën e Republikës, turneu i dytë për nga rëndësia në futbollin shqiptar. Partizani kryeson me 2 pikë më shumë se Skënderbeu dhe një fitore e mundshme pritet të sjellë rokadën në renditje, me “Demat e kuq” që mund të kalojnë kampionët në fuqi me një pikë.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?