Përplasje masive në finalen e Kupës së Serisë C, Padova-Catania (VIDEO)
Përplasje te ashpra mes tifozëve në ndeshjen Padova-Catania, finalja e parë e Kupës së Italisë në Serinë C. Gjatë pushim ka pasur dhunë mes tifozëve dhe për të rikthyer situatën nën kontroll është dashur ndërhyrja e forcave të rendit.
Gjithçka ndodhi menjëherë pas përfundimit të pjesës së parë. Një grup tifozësh të Catanias arritën të thyenin barrierat, u larguan nga sektori i mysafirëve dhe u drejtuan drejt tribunës ku ishin tifozët e Padovës, duke u përleshur me ta.
Për të ndalur përleshjet dhe për të ndaluar dhunën ndërhynë forcat e policisë. Në fund të përleshjeve, oficerët morën disa tifozë të Catanias për t’i identifikuar. Pasi u rivendos normaliteti, skuadrat u lejuan të ktheheshin në fushë pas një pezullimi prej një çerek ore për të luajtur pjesën e dytë të ndeshjes në siguri të plotë.
![L'invasione nel campo dei catanesi vs Padova | Padova - Catania [19/03/2024] , Coppa Italia Serie C](https://i.ytimg.com/vi/rwex2aY_098/maxresdefault.jpg)
KOHA JONË SONDAZH

