Përplasje mes tifozëve dhe futbollistëve të Tiranës, u ndërpresin stërvitjen – Ja pamjet

Dita e sotme është shënuar me tensione mes tifozëve dhe futbollistëve të Tiranës.

Në momentin që lojtarët e KF Tiranës po stërviteshin  tek “Skënder Halili”, janë futur në fushë tifozët duke ndërprerë stërvitjen.

Përplasja mes tifozëve dhe lojtarëve ndodhi pas vendimit që Partizani të mund të zhvillojë ndeshjet e saj në stadiumin e Tiranës “Selman Stërmasi”.

Swiss Digital Desktop Reklama

Akordi mes dy presidentëve, Refik Halilit dhe Gaz Demit, që Partizani ndeshjet pritëse t’i luaj në “Selman Stërmasi”, ka irritoi në maksimum tifozët e Tiranës.

Swiss Digital Mobile Reklama

Pjesa dërrmuese e tifozëve shpërthyen në akuza ndaj numrit 1 të klubit të Tiranës. Shumëkush e cilësoi një turp të vërtetë këtë situatë, ndërsa nuk kanë munguar thirrjet që të bojkotoheshin ndeshjet e skuadrës. Për disa të tjerë, cilësohej e papranueshme për mbështetësit e kësaj skuadre që të shihnin Partizanin në të ardhme të festonte një titull të mundshëm në atë që e cilësonin “shtëpinë” e tyre.

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?