Përplasje të dhunshme në Nice para ndeshjes, arrestohen 102 tifozë të Romës

Mbrëmja e së martës në Nice u shoqërua me incidente të rënda në qendër të qytetit, në prag të ndeshjes së Europa League mes Romës dhe skuadrës vendase.

Sipas të përditshmes franceze L’Équipe, 102 persona të armatosur u arrestuan dhe u dërguan në komisariate, pas përleshjeve të ndodhura në sheshin kryesor Place Masséna. Dëshmitarë të cituar nga Nice-Matin raportuan se gjithçka nisi kur disa tifozë, të ulur në një lokal, nisën të godisnin policinë me gota, duke provokuar më pas ndjekje dhe përplasje në rrugët e qytetit të vjetër.

Më shumë se 200 forca policie e xhandarmërie, përfshirë dy njësi speciale, u angazhuan për të rivendosur rendin. Autoritetet sekuestruan një arsenal objektesh të rrezikshme si shufra hekuri, tuba plastike, lopata, thika dhe çekiçë. Shumë nga tifozët ishin me maska për të fshehur identitetin.

Swiss Digital Desktop Reklama

Ultrasit e ndaluar u shpërndanë në disa komisariate të departamentit dhe më pas iu dorëzuan gjykatës nën mbikëqyrjen e prokurorit të Nisë.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?