Përshkallëzohen protestat e tifozëve të Barcelonës për Messin (VIDEO)

Tifozët e Barcelonës përshkallëzuan protestat pas zërave për largimin e Lionel Mesit nga klubi blaugrana teksa sulmuan dhe stadiumin “Camp Nou” duke thyer dhe rrethimin e forcave të sigurisë. Pas bërjes publike të kërkesës së yllit argjentinas, për t’u larguar nga Barcelona, protestat përfshinë kryeqendrën e Katalunjës, ku pas atyre të mbajtura të martën, ato të ditës së mërkurë u përshkallëzuan dhe me tepër.

Një grupim tifozësh i vendosur jashtë impiantit të skuadrës “Camp Nou” protestuan për largimin e Messit dhe madje arritën të thyejnë dhe kangjellat e hyrjes së stadiumit blaugrana.

Ata kërkonin dorëheqjen e presidentit Josep Bartomeu dhe qëndrimin e Messit në “Camp Nou” teksa bënë thirrje vazhdimisht për largimin e drejtuesve duke kënduar dhe këngë në mbështetje të argjentinasit por dhe të vetë tifogrupeve katalanase. Disa prej tyre u panë teksa shoqëroheshin nga forcat e rendit, pasi sulmuan hyrjen kryesore të “Camp Nou”.

SHKARKO APP