Pësoi 11 gola kundër Norvegjisë, portieri i Moldavisë: Haaland më tha se …

Një ndeshje e kthyer në masakër sportive: Norvegjia mposhti Moldavinë me rezultatin e pabesueshëm 11-1 në Oslo, duke shënuar fitoren më të thellë në historinë e saj.

Protagonisti absolut ishte Erling Haaland. Sulmuesi i Manchester City realizoi pesë herë, duke nënshkruar tripletën që në pjesën e parë (11’, 25’, 43’) dhe duke shtuar edhe dy gola të tjerë në minutat 52 dhe 83. Pas përfundimit të takimit, norvegjezi madje iu drejtua me fjalë ngushëlluese portierit moldav Cristian Avram, i cili u bë viktimë e furisë nordike.

“Fola me Erling, më tha se nuk ishte faji im dhe se ata duhej të vazhdonin të shënonin për shkak të golavarazhit. E kuptoj, por njëmbëdhjetë gola janë shumë… Duhet të qëndroj i fortë, kam ndeshje tjetër pas disa ditësh”, – u shpreh Avram, që aktualisht aktivizohet në kampionatin e Azerbajxhanit.

Swiss Digital Desktop Reklama

Trajneri i Moldavisë, Sergey Kleshchenko, pranoi turpin historik: “Është një poshtërim për ne. Nuk kam asgjë tjetër për të thënë”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Ndërkohë, Haaland vazhdon marshimin e tij të pandalshëm drejt rekordeve, duke u afruar gjithnjë e më shumë me panteonin e golashënuesve më të mëdhenj të futbollit botëror.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?