Pëson atak kardiak dhe humbet jetën sulmuesi 30-vjeçar
Ish-sulmuesi i Bastia dhe një sërë klubesh në France, Christopher Maboulou, 30 vjeç ka ndërruar jetë ditën e hënë për shkak të një ataku kardiak në vendlindjen e tij, Montfermeil, në periferi të Parisit.
Mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur teksa po zhvillonte një ndeshje minifutbolli me shokët e tij. Lajmin e trishtë e zbuloi ish-klubi i tij, Bastia, që i shprehu ngushëllimet familjes së futbollistit me origjinë kongoleze.
Aktualisht Maboulou ishte pjesë e skuadrës së Thonon Evian në ligën e 4-t franceze.