Petrit Vasili: Sot jam me kuq e zinjtë më shumë se dje
Nga Petrit Vasili:
Jam me kuq e zinjtë sot më shumë se dje!!!
Djem të kombëtares kuq e zi jam me ju!
Jam edhe me Edi Rejën!
Ju na keni dhuruar emocione dhe momente që nuk do t’i harrojmë për gjithë jetën.
Sot nga shkallët e stadiumit, nga shtëpitë, nga baret e nga kudo ne ju mbështesim me gjithë fuqinë e zemrës.
Të humbasësh me kampionët e botës nuk është asnjë surprizë dhe kurrë nuk është shkak për të lënë luftën në mes.
Luftoni djem të mirë kuq e zinj unë jam me ju sot më shumë se asnjë herë tjetër.
Asnjë rezultat sado i hidhur nuk më ndan dot nga fanella kuq e zi e Loro Boricit dje dhe e djemve të shkëlqyer kuq e zi sot.
Kombëtarja është një në dhjetra vjet dhe dashurinë për të se ndryshon asnjë ngjarje apo rezultat.
T’i lëmë komentet dhe analizat e lodhshme pa fund dhe të veshim fanellën e mrekullueshme kuq e zinj e të bëjmë tifon që djemtë e kombëtares presin nga ne.
KOHA JONË SONDAZH

