Pezullimi i Skëndërbeut, ja në ç’ndeshje u trukua rezultati

UEFA ka shpallur si të trukuar ndeshjen Krusaders­-Skënderbeu 3­2. Burime të sigurta të “Panorama Sport” treguan dje se klubi korçar është dënuar pikërisht për humbjen ndaj irlandezo-veriorëve, një takim ky i vlefshëm për turin e dytë paraeliminator të Ligës së Kampioneve.

Ndeshja është zhvilluar më 21 korrik të vitit të kaluar, teksa skuadra irlandezo-veriore ka arritur të përmbysë rezultatin vetëm në kohën shtesë.

Deri në minutën e 92­ të takimi ka qenë 1­2 për Skënderbeun, por në fraksion sekondash Krusadersi ka shënuar dy gola të shpejtë, duke çuditur madje edhe portierin vendas, që ka shpërthyer në akuza në rrjetet sociale pas ndeshjes. Takimi ka pasur disa faza interesante, pasi që në minutën e 11­-të mbrojtësi Renato Arapi është ndëshkuar me karton të kuq.

Swiss Digital Desktop Reklama

Mësohet se UEFA ka investiguar prej muajsh këtë ndeshje dhe ka arritur në konkluzionin se skuadra korçare ka pësuar gola të dyshimtë në kohën shtesë. Lëvizjet e lojtarëve të Skënderbeut në fundin e lojës, veçanërisht atyre të repartit mbrojtës, kanë qenë objekt i pyetjeve të Komisionit të Etikës ndaj drejtuesve të Skënderbeut në seancën e zhvilluar pak ditë më parë. Gjithashtu, zyrtarët korçarë janë pyetur nga UEFA për kartonin e kuq të Arapit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?