Pezullohen 11 skuadra në Kinë, nuk paguajnë dot futbollistët
Futbolli kinez është në krizë të madhe financiare. Rrogat faraonike që ofroheshin deri para shpërthimit të koronavirusit, tundonin lojtarë të ndryshëm të provonin aventurën kineze.
Shumë klube kineze janë tronditur ekonomikisht nga Covid-19 dhe kanë hasur vështirë për të paguar rrogat e futbollistëve. Shoqata e Futbollit Kinez, nuk ka qëndruar duarkryq dhe ka marrë masa të ashpra.
Plot 11 klube (katër të divizionit të dytë dhe shtatë të divizionit të tretë) janë pezulluar nga kampionati. Pesë klube të tjera kanë deklaruar falimentimin, mes të cilave edhe Tianjin Tianhai.