Pezullohet për një javë Kalulu, dënohet edhe Igli Tare
Gjykatësi sportiv i Serie A ka publikuar vendimet disiplinore të fundit, ku në qendër janë disa episode të diskutueshme të javës. Mes futbollistëve, vetëm një ndeshje pezullim është dhënë për Pierre Kalulu, protagonist në episodin e debatueshëm me Alessandro Bastonin.
Sipas vendimit zyrtar, mbrojtësi është ndëshkuar për karton të dyfishtë të verdhë, për sjellje të parregullt ndaj një kundërshtari. Ndërkohë, një dënim më i rëndë ka ardhur për sulmuesin Gift Orban, i cili është pezulluar me dy ndeshje pas kartonit të kuq në sfidën Parma-Verona. Vendimi thekson se lojtari, në minutën e 11-të të pjesës së parë, iu drejtua me një shprehje fyese arbitrit të takimit.
Masë disiplinore ka edhe në nivel drejtuesish. Drejtori sportiv i Milan, Igli Tare, është gjobitur me 10 mijë euro. Sipas raportit, ai ka hyrë në fushë pas ndeshjes Pisa-Milan dhe ka kundërshtuar në mënyrë agresive vendimet e arbitrave.
KOHA JONË SONDAZH

