Phil Foden në super formë, futet në listën e yjeve me statistika të frikshme
Manchester City mposhti mori mbrëmë një fitore të thellë 4-1 ndaj Aston Villas. Me Erling Haaland në pankinë, në qendër të vëmendjes ishte Phil Foden, autori i një tregolëshi të jashtëzakonshëm, që shoi ambiciet e skuadrës nga Birminghamit për rezultat pozitiv.
Me tre golat e shënuara kundër Aston Villas, Foden shënoi “hat-trick”-un e tretë të karrierës së tij, para se të mbushte 24 vjeç. Vetëm Robbie Fowler (7), Michael Owen (7), Harry Kane (6) dhe Erling Haaland (5) kanë regjistruar statistika më të mira në moshën e tij.
Tregolëshi i dha mundësinë Fodenit të shënojë një tjetër statistikë të rëndësishme, me 21 gola dhe 10 asiste këtë sezon. Është lojtari i pestë, ndër ligat kryesore evropiane, që shënon të paktën 20 gola dhe të paktën 10 asistime gjatë të njëjtit sezon. Tregolëshi i tretë i karrierës së tij të re e barazon Fodenin me tre “bisha si Frank Lampard, Cristiano Ronaldo dhe Didier Drogba.
KOHA JONË SONDAZH

