Piastri triumfon në Bahrein, Ferrari sërish jashtë podiumit

Oscar Piastri shkëlqeu në pistën e Bahreinit, duke i dhuruar McLaren-it fitoren e parë historike në këtë Çmim të Madh dhe njëkohësisht suksesin e tij të dytë sezonal në Formula 1. Piloti australian dominoi nga fillimi në fund, pasi e nisi garën nga “pole position” dhe nuk e lëshoi për asnjë moment kreun.

Pas tij, u rendit britaniku George Russell me Mercedes, i cili siguroi vendin e dytë pas një dueli spektakolar me Lando Norrisin e McLaren, që u ngjit në podium në vendin e tretë. Një përballje e fortë mes dy britanikëve që vazhdoi deri në vijën e finishit.

Makina Ferrari u desh të kënaqej sërish me pozicionet jashtë podiumit. Charles Leclerc dhe Lewis Hamilton përfunduan përkatësisht në vendin e katërt dhe të pestë, pavarësisht një strategjie ndryshe nga skuadra italiane, e cila nuk dha rezultatet e shpresuara.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një ditë për t’u harruar për Max Verstappen me Red Bull, që u klasifikua vetëm i gjashti. Piloti holandez pati probleme gjatë ndalesave në bokse dhe madje në një moment të garës ndodhej në fund të renditjes, duke mos qenë asnjëherë pretendent real për fitoren.

Swiss Digital Mobile Reklama

Zona e pikëve u plotësua me Pierre Gasly (vendi 7), Esteban Ocon (8), Yuki Tsunoda (9) dhe debutuesin Oliver Bearman në vendin e 10-të, që mbylli me sukses një garë të veçantë për McLaren në Bahrein.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?