Pioli: Fitore që vlen më shumë se 3 pikë, duhet dhe një sforco e fundit ndaj Lazios!

“Vlen më shumë se 3 pikë”. Kështu është shprehur Stefano Pioli pas fitores 2-1 në transfertën ndaj Sassuolos. Strategu i kuqezinjve ka theksuar vlerën që merr një sukses i tillë.

“Kjo ndeshje vlen shumë na aspektin mental, donim të fitonim dhe ja arritëm. Nuk ishim të kënaqur nga barazimi ndaj Parmës dhe Genoas. Sinjal për titullin? Klubi na ka dhënë kushtet e duhura dhe e ndjejmë edhe mbështetjen e tifozëve, ndoshta në stadium do të ishte edhe më mirë, e ka thënë Ibra pak javë më parë.

Merkato? I kemi idetë e qarta, nëse do të ketë shans për të përmirësuar organikën e lojtarëve do ta bëjmë, në të kundërt do të mbetemi ky grup që jemi, kompakt dhe të bashkuar.

Sfida e radhës ndaj Lazios? Tani kemi sforcon e fundit ndaj Lacios, ku me siguri që do të mungojë Kessie, Të gjithë futbollistët që janë thirrur, janë përgjigjur mjaft mirë. Duhet të shtrëngojmë dhëmbët”, deklaroi Pioli. /R.Lika-Koha Jone/

 

SHKARKO APP