Pioli: Ibrahimovic nuk e di sa mund të luajë, Rebic mungesë e rëndësishme
3 fitore në 3 ndeshje gjatë këtij sezoni në kampionat, kanë bërë që Milani të jetë në grupin kryesueses në Seria A. Trajneri Stefano Pioli në konferencën për shtyp para derbit ndaj Interit, i gëzohet rikthimit të Ibrahimovic dhe Romagnolit, por do të ketë një mungesë të rëndësishme si Rebic.
“Ne kemi identitetin tonë të lojës, por në futboll provat nuk përfundojnë kurrë. Është një sfidë e rëndësishme dhe e vështirë, por jemi të përgatitur mirë edhe pse në një kohë të shkurtër.
Të mundësh një kundërshtar të fortë si Interit të jep besim në kualitetin që kemi. Duhet të japim më të mirën tonë, për t’u përmirësuar sa më shumë.
Ibrahimovic? Ka pasur një problem, por e kemi rigjetur si gjithmonë të buzëqeshur, me vullnet të fortë, i vendosur, bujar dhe udhëheqës. Është mirë edhe pse është stërvitur vetëm një javë, është gati që të luajë, por nuk e di se sa mund të durojë.
Rebic? Nuk e di nëse do të jetë në derbi, javën e ardhshme do të ketë një kontroll tjetër për të parë kohën e rikuperimit. Do të jetë një mungesë e rëndësishme, sepse ka qenë vendimtar në shumë ndeshje jo vetëm për golat, por edhe për punën që bën në fushë”, deklaroi Pioli në konferencën për mediat. /R.Lika-Koha Jone/