Pioli: Kemi disa mungesa, por forca e këtij Milani është grupi!

Mungesat janë kthyer në një problem në çdo javë për trajnerin e Milanit, Stefano Pioli, i cili duket se është mësuar.  Këtë herë listës së gjatë të mungesave te kuqezinjtë, i janë shtuar edhe ato të Theo Hernandez dhe Hakan Calhanoglu, të cilët rezultuan pozitivë ndaj koronavirusit, megjithatë Pioli shpreh besim se skuadra do t’ia dalë të bëjë mirë.

“Është e vërtetë që na mungojnë disa lojtarë të rëndësishëm të skuadrës, por forca jonë është grupi dhe jam i bindur se kushdo që të zbresë në fushë, do të bëjë shumë mirë. Kemi punuar me durim gjatë gjithë kësaj kohe dhe duam të vazhdojmë të bëjmë mirë.

Jam shumë i kënaqur për rikthimin e Ibrës, pasi dihen vlerat e tij në fushën e lojës, si në aspektin teknik, ashtu edhe atë karakterial. Meite do të shtojë edhe më shumë konkurrencën në një repart ku të gjithë kanë bërë mirë gjatë kësaj kohe.

Swiss Digital Desktop Reklama

Është futbollist që e kam ndjekur dhe ka cilësi shumë të mira, ndaj më pëlqen fakti që e ka nisur me pozitivitet këtë eksperiencë. Për Mandzukiç nuk dua të flas, pasi nuk është lojtar i Milanit. Me merkaton merren drejtuesit dhe unë kam besim të plotë te vendimet e tyre”, tha trajneri i Milanit.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?