Pioli me dy sulmues ndaj Cagliarit, Ibrahimovic nga minuta e parë

Milani do të zbresë pas pak minutash në fushë për të luajtur një ndeshje shumë të rëndësishme në transfertë ndaj Cagliarit. Trajneri Pioli ashtu siç kishte premtuar në konferencën për shtyp ka ndryshuar edhe vendosjen në fushë duke luajtur m dy sulmues.

Ibrahimovic për herë të parë do të jetë nga minuta e parë, teksa në krahë të tij do të vendoset Leao dhe jo Piatek. Castillejo dhe Calhanoglu do të luajnë në krahët e mesfushë, ndërkohë që Kessie dhe Bennacer formojnë dyshen e qendrës.

Në krahun tjetër kërcënimi kryesor do të jetë Simeone, i mbështetur nga Joao Pedro dhe nga Nainggolan.

Image

SHKARKO APP