Pioli mund të buzëqeshë, Ibrahimovic dhe Theo stërviten me grupin
Milani pas dy barazimeve radhazi e sheh Interin vetëm 1 pikë larg në renditje. Trajneri Stefano Pioli ka marrë lajme mjaft të mira nga infermieria, pasi ditën e sotme Zlatan Ibrahimovic dhe Theo Hernandez janë stërvitur rregullisht me skuadrën dhe kanë përballuar të gjithë ngarkesën.
Gjiganti suedez mungon prej rreth një muaji, që nga ndeshja me Napolin, ndërsa Theo u la pushim në transfertën ndaj Genoas, megjithatë të dy pritet të jenë në fushë nga minuta e parë të dielën ndaj Sassuolos në “Mapei Stadium”.
Vijon të stërvitet i vetëm ndërkohë mbrojtësi danez Simon Kjaer dhe shpresat për rikuperimin e tij për ndeshjen ndaj Genoas, sa vjen e bëhen më të pakta, ndaj në qendër të mbrojtjes pritet të konfirmohen Romagnoli dhe Kalulu.