Pioli: Synojmë një vend në Europë, luajmë shanset tona me Juven

Pas ndalesës së gjatë për shkak të koronavirusit, Milanit është gati për t’u rikthyer në fushë për të luajtur shanset e saj ndaj Juventusit në Kupën e Italisë. Pas humbjes 1-0 në ndeshjen e luajtur në “San Siro”, Pioli beson se djemtë e tij mund t’i hapin punë bardhezinjve.

“Do ta nisim të barabartë, jemi në disavantazh sa i përket kualitetit, por kemi kualitet për të luajtur shanset tona. Ne synojmë që të arrijmë objektivat tona, për ta dërguar Milanin në zonën europiane, nga kampionati apo kupa e Italisë. E them gjithmonë që nuk vlen emri që ke mbi fanellë, por synimi që ke.

Jemi përballur dy herë në sezon me Juventus-in, ka qenë e vështirë për ata dhe për ne, duhet të them se kemi qenë ne që kemi dalë nga fusha me më shumë pengje. Nëse ata kanë gjetur lëvizjen e duhur në dy ndeshjet e para, tani duhet të gjejmë ne. Do të ishte një gëzim i madh, do ta provojmë, kemi një dëshirë shumë të madhe.

Objektivi është të kthejmë Milan-in në Europë. Rrugët që duhen ndjekur janë kampionati dhe Kupa e Italisë. Mundësia e parë është Kupa, jemi të përqendruar”, deklaroi Pioli.

SHKARKO APP