Pioli: United më impresionoi ndaj City-it, sfidë me sharm të madh!

Milani ka udhëtuar drejt Anglisë, ku nesër në mbrëmje do të përballet me Manchester United në sfidën e vlefshme për fazën e 1/8-ve të Europa Leagues. Trajneri Stefano Pioli ka lënë në Milano disa nga titullarët e tij.

Bëhet fjalë për emra si Theo Hernandez, Hakan Calhanoglu, Ante Rebiç, të cilët kanë shfaqur probleme dhe Pioli ka vendosur t’i lërë në Milano për t’i pasur të gatshëm ndaj Napolit.

“Nuk është një finale, por një ndeshje me një sharm të madh. Manchester United më ka impresionuar në derbin ndaj City-t, pasi kanë fituar ndaj një kundërshtari shumë të fortë, duke bërë një ndeshje me intensitet të lartë dhe cilësi. E kemi studiuar mirë edhe këtë ndeshje të tyre, ndaj shpresoj t’u përgjigjemi në mënyrën e duhur nesër.

Kemi ende punë për të bërë sa i përket qëndrimit në fushën e lojës, pasi ka shumë vend për përmirësim. Maldini e ka thënë që duhen disa vite për t’u rikthyer në nivele të larta dhe për ta bërë këtë, duhet të fillojmë të marrim pjesë në Champions për të fituar eksperiencë”, u shpreh trajneri i Milanit.

SHKARKO APP