Pirlo: Dybala nuk do të operohet, titulli varet nga vetë ne!

Hellas Verona ka treguar këtë sezon se di të bjerë në transfertë, por në shtëpi mund t’i bëjë keq kujtdo. Nuk është rastësi që humbja e fundit e tyre në shtëpi daton më 23 dhjetor kundër Interit. Të shtunën skuadra e Juric do të sfidojë Juventusin që po përballet me mungesa të shumta. Andrea Pirlo në konferencën e zakonshme për shtyp ka deklaruar se asnjë lojtarë nuk do të rikuperohet për këtë sfidë.

“Do të jetë një ndeshje shumë fizike. Juric ka treguar se ka një ide shumë të qartë loje, duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Na pret një ndeshje e vështirë. Ata luajnë një futboll fizik dhe të ngjashëm me Atalantën. Dragusin është një mundësi për ta nisur nga fillimi nesër.

Si janë Dybala dhe Morata? Po e nis me Kulusevskin që ka treguar se është gati për të luajtur. Po bën një rol që nuk është i tiji, pasi ka karakteristika të tjera. Për Dybala-n dhe Moratën nuk ka asnjë të re. Paulo nuk rrezikon operacionin. Po shohim se cili mund të jetë trajtimi i duhur për të.

Bernardeschi nga fillimi? Ka shumë mundësi që të luajë nga fillimi, ai është ndër të paktit që ka qenë gjithmonë mirë.

Ekipi anti-Inter? Titulli është një objektiv, gjithçka do të varet nga vetë ne. Kemi përpara ekipe të forta, por jemi Juventus dhe e dimë se si të luftojmë deri në fund”, deklaroi Pirlo para mediave. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP