Pirlo: E dija për takimin Allegri-Agnelli, do zbresim në fushë si gjithmonë!

Pas 6 muajsh më në fund do të luhet ndeshja e javës së tretë mes Juventusit dhe Napolit. Skuadra po kalojnë një moment të kundërt, me ekipin e Pirlos që po has shumë vështirësi, ndërkohë që Napoli gëzon një formë fantastike. Zërat për një kthim të mundshëm të Allegrit ndoqën njëra-tjetrën pas një darke mes ish-trajnerit dhe presidentit Agnelli.

“Futbolli është një gjë, miqësia shkon shumë përtej. Presidenti më kishte paralajmëruar për këtë. E di besimin i tij, edhe pse do të varet nga unë për të provuar se mund të jem përsëri trajner i Juventusit vitin e ardhshëm.

Kam kontakt të përditshëm me presidentin, themi gjithnjë gjërat që ndodhin. Isha në dijeni të takimit. Do të jetë një ndeshje e rëndësishme për klasifikimin, Napoli po përjeton një moment pozitiv. Ne duam të bëjmë një ndeshje të madhe e të përpiqemi të bëjmë pikë, pres një ndeshje të hapur e shpresoj të bukur.

Swiss Digital Desktop Reklama

Një shigjetim për Napolin megjithatë nuk ka munguar, duke i treguar klubit të De Laurentiis se pavarësisht lojtarëve të infektuar me Covid, mes të cilëve Bonucci, Bentancur e Bernardeschi, bardhezinjtë do të jenë në fushë. E drejtë që të luhet nesër? Ne respektojmë protokollin si gjithnjë e jemi në sintoni me atë që thotë ATS. Do të prezantohemi në fushë, si kemi bërë gjithnjë”, deklaroi Pirlo.

Swiss Digital Mobile Reklama

 

 

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?