Pirlo merr lajmin e parë të keq, De Ligt 3 muaj jashtë fushave
Një operacion në shpatull i programuar prej kohësh, por ndërhyrja për Matthijs De Ligt do të kryhet javën e ardhshme. Mbrojtësi holandez i Juventusit si një luftëtar i vërtet nuk u dorëzuar, duke luajtur në fundin e sezonit me shpatullën e dëmtuar, por tashmë që mbaroi do të kryejë nj ndërhyrje.
Ende nuk dihet sa do të jetë koha e rikuperimit, por mediat italiane aludojnë se ai mund të mos jetë në dispozicion të trajnerit Andrea Pirlo për 3 muaj. Rikthimi i tij në fushë mund të ndodhë më 20 ose 21 tetor, kur edhe do të rinisë faza e grupeve të Champions League. Nga 19 shtatori, strategu i ri duhet të bazohet vetëm te Bonucci, Demiral dhe Chiellini në qendër të mbrojtjes.
Një muaj jashtë fushave pritet që të jetë edhe Paulo Dybala, i cili rëndoi dëmtimin pasi hyri në fushë kundër Lyon-it. /R.Lika-Koha Jone/