Piu ilaçin që i sugjeroi bashkëshortja, portieri i Ajax pezullohet për 12 muaj

Ajax ka njoftuar pezullimin me 12 muaj nga ndeshjet zyrtare të portierit Andre Onana. Dënimi i UEFA-s vjen pasi në 30 tetor të vitit të shkuar kur në urinën e portierit u gjet substanca Furosemide, e cilësuar e ndaluar nga Shoqata Antidoping.

Ajax shpjegon se në mëngjesin e 30 tetorit Onana është ndjerë keq dhe donte të pinte diçka për të lehtësuar sikletin. Gruaja e tij i sugjeroi ilaçin Lasimac, të cilin ajo vetë e kishte përdorur më parë.

Në fund rezultoi që ilaçi të kishte substancë të ndaluar në përbërjen e tij dhe të ndikonte në këtë dënim të gjatë, që pritet të ndikojë shumë edhe për të ardhmen e tij. Ajax do ta apelojë vendimin për portierin e njohur.

SHKARKO APP