Pjanic mbyll kapitullin me Juventus, prek me mesazhin
Mesfushori i Juventusit, Miralem Pjanic i ka dhënë lamtumirën tifozëve dhe skuadres së bardhezinjve. Futbollisti boshnjak sezonin tjetër do të luajë me Barcelonën si pasojë e marrëveshjes së shkëmbimit të Pjanic me Artur Melon.
Në mesazhin e tij përshëndetës ai falenderoi tifozët për të gjithë mbështetjen e tyre, si edhe skuadrën për të gjitha kujtimet e bukura që i ka dhuruar gjatë 4 viteve në Torino.
“Sfidova të kaluarën për të vazhduar në të tashmen, të paktën dhe për pak kohë. Sot, rrugët tona ndahen, por kam ecur në çdo centimentër për të arritur këtu duke e ditur se kam qenë pjesë e diçkaje të jashtëzakonshme, diçka që do të qëndrojë përgjithmonë në zemrën time dhe do të më shoqërojë në rrugën e re”.