Pjanic shërohet nga koronavirusi, gati të bashkohet me Barcelonën

Mesfushori i Barcelonës, Miralem Pjanic është shëruar nga koronavirusi.

17 ditë pasi rezultoi pozitiv me virusin, boshnjaku këtë të martë (8 shtator) është testuar sërish dhe ka dalë negativ.

“Sot kam marrë konfirmimin se jam testuar negativisht. Do t’i nënshtrohem edhe një testi të dytë sot dhe nesër do të marr vesh rezultatet” – deklaroi Pjanic për mediat boshnjake.

Swiss Digital Desktop Reklama

Gjithashtu media thekson se nëse gjithçka shkon mirë, Pjanic do të udhëtojë nesër ose të enjte në Barcelonë , ku do t’i nënshtrohet edhe një tjetër testi për koronavirus dhe më pas do të bashkohet me ekipin.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?