Pjanic shpërthen në lot gjatë festës për kalimin te Barcelona

Katër vite shumë intensive te Juventusit, nuk mund të harrohen lehtë për Miralem Pjanic, i cili e ka ndjerë veten shumë afër klubit torinez. Për të festuar transferimin te Barcelona, ai organizoi një mbrëmje festive me të afërmit e tij.

Në fundin e sezonit, ai do të kalojë te katalanasit, ndërkohë që së fundmi ka treguar dashurinë ndaj klubit torinez duke shpërthyer në lot gjatë mbrëmjes. Siç mund të shihet edhe në video, Pjanic është emocionuar për etapën e mbyllur, por edhe për atë të renë me Juventusin.

Boshnjaku do të bëhet futbollistë i Barcelonës për shifrën e 60 milionë eurove, plus 5 bonuse, teksa do të jetë pjesë e një shkëmbimi me Arthur. /R.Lika-Koha Jone/

SHKARKO APP