Pjesa e pare/Shqipëri-Zvicër 0-1. Kuqezinjtë me 10 lojtarë, por luftojnë
Aktualitet Sporti E Enjte, 22 Prill 2021 11:24
Ka përfunduar pjesa e parë e takimit Shqipëri-Zvicër 0-1. Një Shqipëri që lufton por që tregon dobësi në ndërtimin e lojës, kjo edhe për shkak të diferencave që ka me ekipin kundërshtar. Dalja me karton të kuq, pas dy të verdhave e kapitenit Lorik Cana, e ka bërë më të vështirë punën e Kuq e Zinjve për të marrë qoftë edhe një pikë në këtë ndeshje të parë historike. Gjithsesi pritet edhe një tjetër pjesë më e luftuar. Të shpresojmë…
KOHA JONË SONDAZH

