Plani B në Itali, Seria A mund të mbyllet me Play-Off për shkak të pandemisë

Pandemia vazhdon të godasë fort Italinë teksa Federata Italiane e Futbollit po mendon edhe për një mënyrë tjetër për të dhënë verdiktet në rast se situata përkeqësohet dhe ndeshjet nuk mund të luhen rregullisht. Një skenar që po mendohet duke marrë në konsideratë faktin që është e pamundur të kemi një shtyrje të re të Europianit.

Plani i famshëm B, sikurse raporton “Corriere dello Sport”, do të lejojë që kampionati të përmbyllet në vetëm 8 javë, me kusht që të paktën të luhet e gjithë faza e parë, në mënyrë që të gjitha ekipet të kenë të njëjtin numër ndeshjesh dhe të jenë përballur të paktën një herë me çdo kundërshtar.

Sipas kësaj skeme 12 ekipet e renditura më lart të ndahen në dy grupe me nga gjashtë skuadra për të luajtur për titullin me ndeshje brenda dhe jashtë, në stilin e fazës së grupeve të Championsit. Dy të parat kualifikohen në gjysmëfinalet e kampionatit, që do të luhen me ndeshje teke (kuptohet edhe finalja). 8 skuadrat e renditura më poshtë, të gjitha të përfshira në një grup, do të luftonin për mbijetesën.

SHKARKO APP