Plani i Tares në merkato, arkëton 60 milionë euro për të bërë dy afrime në verë

Merkatoja në dalje e Milanit po shndërrohet në një burim jetik financimi për klubin. Mes të drejtave të blerjes dhe detyrimeve që po konkretizohen, kuqezinjtë pritet të arkëtojnë rreth 60 milionë euro, një shifër e rëndësishme për strategjinë e verës.

Ndërsa Massimiliano Allegri po ridizenjon skuadrën në fushë, lojtarët jashtë projektit po sjellin likuiditet të çmuar në arkat e klubit. Në krye të listës është Alex Jimenez, teksa Bournemouth është gati të paguajë 20 milionë euro për kartonin e tij. 50% e shumës i takon Real Madridit për shkak të marrëveshjes së mëparshme.

Pasojnë 7 milionë euro nga Tommaso Pobega, shumë pranë shlyerjes së të drejtës së blerjes nga Bologna, si dhe 10 milionë euro për Lorenzo Colombo, i cili është një hap larg konfirmimit përfundimtar te Genoa.

Swiss Digital Desktop Reklama

Por “qershia mbi tortë” mund të vijë nga Londra. Fulham është i gatshëm të investojë rreth 30 milionë euro për Samuel Chukwueze. Një operacion i tillë do të financonte pothuajse tërësisht ofensivën verore të Milanit për të sjellë një qendërsulmues të nivelit të lartë dhe një mbrojtës me eksperiencë, në funksion të rikthimit konkurrues në Champions League.

Swiss Digital Mobile Reklama

Një merkato në dalje që, në vend se të dobësojë klubin, po i jep Milanit bazën ekonomike për të ndërtuar ambicie më të mëdha nën drejtimin e Tares.

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A mendoni se me 10 shkurt demokratët do të qëndrojnë në Shesh?