Plas debati në Francë për Messin, ish-lojtari Rothen: S’ka sjell asgjë te PSG!

Performanca e Lionel Messit ndaj Realit ka ndezur debate në Francë për ndikimin e vërtetë të argjentinasit te Paris Saint-Germain. Një nga lojtarët më të mirë në botë u eklipsua nga shoku i skuadrës, Mbappe dhe fati që ky i fundit shënoi shpëtoi peshën e fajit që do të kishte për penalltinë e humbur.

Jerome Rothen, ish lojtar i PSG dhe komentator shumë i vlerësuar në Francë, tha për RMC Sport: “Ka një gabim në zgjedhje. Sigurisht që për sa i përket marketingut është fantastike që të marrësh Messin. Bluzat shiten dhe njerëzit vijnë në stadium për ta parë që të luajë te PSG. Por nga pikëpamja sportive nuk i ka dhënë asgjë skuadrës. Më e keqja është se në një ndeshje të madhe, ku ai duhet të jetë përcaktues ndodhin një sërë gafash. Gabime teknike, topa të humbur, penallti të humbur, që u ndodhin të gjithëve, por sjellja e tij të bën të mendosh. Duket sikur nuk është i lumtur. Edhe në goditjet e lira ka një sjellje të çuditshme”, deklaroi Rothen. /R.Lika-Koha Jonë/

SHKARKO APP