Plas në kombëtare, Panucci përjashton Strakoshën sepse humbi avionin

Thomas Strakosha ka humbur dy ndeshjet me Turqinë dhe me Andorrën, pasi dje nuk ka mundur të udhëtojë dot drejt Shqipërisë brenda pasdites së sotme. Portieri ka mbetur në trafik për për shkak të një bllokimi të rrugës nga Roma drejt aeroportit të kryeqytetit italian.

Sipas gazetës ‘Panorama Sport”, portieri i Shqipërisë ka telefonuar menjëherë trajnerin Christian Panucci dhe e ka vënë në dijeni për vonesën. Ai i ka kërkuar ndjesë dhe i ka shpjeguar se nuk ka mundur të mbërrijë dot në kohë dhe e ka humbur avionin, duke kërkuar mirëkuptim që të vijë nesër në Tiranë.

Por trajneri i Kombëtares ka qenë i prerë, duke i thënë se nëse nuk arrin në kohën e përcaktuar (19:00) në ekipin kombëtar, atëherë më mirë të mos udhëtojë fare. Ndërkaq, mësohet se është thirrur në ekipin përfaqësues Gentjan Selmani i Laçit, i cili ka qenë me Shpresat.

Swiss Digital Desktop Reklama

Panuçi në të kaluarën ka dënuar për të njëjtën gjë edhe sulmuesin Sokol Cikalleshi, i cili i pat kërkuar leje sepse ishte duke firmosur gjatë atyre orëve me klubin e tij të ri. Përjashtimi i Strakoshës nga këto dy ndeshje rrezikon të trazojë harmoninë në kampin kuqezi në prag të dy ndeshjeve shumë të rëndësishme.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A ka forcë Berisha të rrëzojë kryeministrin Rama, edhe pas skandalëve të fundit?