“Plas” te Interi, Lautaro sulmon Çalhanoglun: Ai që nuk dëshiron të qëndrojë …

Pas eliminimit të Interit nga Botërori për Klube me humbjen 2-0 ndaj Fluminenses, tensionet brenda skuadrës nuk kanë munguar. Kapiteni Lautaro Martinez doli në media me një mesazh të ashpër, duke lënë të kuptohet se jo të gjithë lojtarët janë të përkushtuar ndaj projektit zikaltër.

“Te Interi duhet dëshirë për të qëndruar. Kush nuk e ka, le të largohet. Pashë gjëra që nuk më pëlqyen. Jemi skuadër e madhe dhe unë dua të luftoj për objektiva, u shpreh sulmuesi argjentinas për mediat italiane”.

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, nuk e fshehu për kë ishin drejtuar fjalët e Lautaros. Ai konfirmoi se mesazhi kishte në shënjestër Hakan Çalhanoglun, mesfushorin turk që ka kërkuar largimin nga klubi.

Swiss Digital Desktop Reklama

“Fjalët e Lautaros janë emocionale, por të drejta. Ai është kapiteni dhe kërkon përkushtim. Ai nuk e përmendi emrin, por po e bëj unë: fjala është për Çalhanoglun, u shpreh Marotta. Sipas tij, Çalhanoglu nuk iu bashkua skuadrës në SHBA duke përdorur si arsye një dëmtim, por më pas u fotografua në pushime në Turqi, gjë që ka shkaktuar shqetësim brenda klubit”.

Swiss Digital Mobile Reklama

Derë e hapur për këdo që dëshiron të largohet, përfundoi Marotta, duke lënë të kuptohet se largimi i mesfushorit është çështje kohe nëse nuk arrihet një marrëveshje për qëndrimin.

 

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A e liron Gjykata Kushtetuese nga burgu, Erion Veliajn?