Plas te Real Madridi, del video ku lojtarët kundërshtojnë Ancelottin

Pas humbjes 3-0 ndaj Arsenalit në çerekfinalen e parë të Champions League, trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti, ka kërkuar unitet dhe besim për një përmbysje të mundshme në ndeshjen e kthimit. “Duhet të besojmë të gjithë së bashku”, ishte mesazhi i teknikut italian.
Megjithatë, pas sfidës në “Emirates Stadium”, në mediat spanjolle kanë nisur polemikat dhe analizat kritike, duke vënë në pikëpyetje harmoninë mes trajnerit dhe skuadrës. Sipas El Mundo Deportivo, marrëdhënia mes Ancelottit dhe disa prej lojtarëve mund të mos jetë më në nivelin e duhur.
Në mbështetje të këtij pretendimi, gazeta spanjolle ka publikuar një video të shkurtër nga platforma X (ish-Twitter), ku Ancelotti shihet duke dhënë udhëzime taktike pranë vijës anësore për Camavinga dhe Bellingham.
Në pamje, dy lojtarët duket se kundërshtojnë trajnerin, ndërsa Bellingham shfaqet qartë duke tundur kokën në shenjë pakënaqësie përpara se të rikthehet në fushë.
“Gjatë këtij sezoni është folur shpesh për një ftohje të marrëdhënieve mes Ancelottit dhe disa lojtarëve, dhe ajo që ndodhi në ‘Emirates’ mund të jetë një dëshmi konkrete e kësaj,” shkruan El Mundo Deportivo. /Koha Jonë/
La discusión de Ancelotti con Camavinga y Bellingham, que niega con la cabeza tras escuchar a su entrenadorpic.twitter.com/ycw2zmMrsi
— BeSoccer (@besoccer_ES) April 8, 2025