Play off/ Italia fiton me lehtësi ndaj Irlandës së Veriut, Suedia i falet Gyokeres

Mbrëmje e pasur me emocione në ndeshjet “play-off” për Botërorin 2026, ku disa nga përfaqësueset kryesore europiane hodhën hapa të rëndësishëm drejt finales.

Italia bëri detyrën pa shumë vështirësi, duke mposhtur 2-0 Irlandën e Veriut. “Axurrët” zgjidhën gjithçka në pjesën e dytë, falë golave të Sandro Tonali dhe Moise Kean, duke siguruar kalimin në finalen e “play-off”-it. Aty do të përballen me fituesin e çiftit mes Uellsi dhe Bosnje Hercegovina, përballje që në kohën e rregullt u mbyll në barazim 1-1 dhe u drejtua drejt shtesave.

Spektakël i vërtetë erdhi nga Danimarka, që shkatërroi 4-0 Maqedonia e Veriut. Të katër golat u shënuan në pjesën e dytë: Mikkel Damsgaard zhbllokoi rezultatin, më pas ishte Gustav Isaksen që realizoi dopietë, ndërsa Christian Norgaard vulosi fitoren e thellë. Danezët presin tashmë kundërshtarin e finales, që do të dalë nga përballja Republika Çeke – Irlanda, e cila përfundoi 2-2 në kohën e rregullt dhe vijon në shtesë.

Swiss Digital Desktop Reklama

Fitore e rëndësishme edhe për Suedinë, që triumfoi 1-3 ndaj Ukrainës në një sfidë të luajtur në fushë asnjanëse në Valencia. Protagonist absolut ishte Viktor Gyokeres, autor i një triolete vendimtare që çoi suedezët në finale.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Ikja e Berishës nga kryetar e dëmton PD apo e shpëton?