“Plisat” kanë një mesazh për djemtë e Kombëtares në prag të sfidës me Serbinë

Shqipëria do të ketë një përballje historike me Serbinë, më 11 tetor. Në Leskovac do të kërkohet fitorja, për të ëndërruar më pas kualifikimin në Botërorin 2026.

“Plisat” kanë kushtuar një mesazh të veçantë në prag të këtij takimi.

“Në Leskovcin tonë, në tokën e Shqipërisë, na bëni krenarë, për nder të historisë”, shkruhej nga tifozët e Prishtinës.

Swiss Digital Desktop Reklama

Leskovaci është rreth 100 kilometra larg Prishtinës. Tashmë e konsideruar pjesë e Serbisë, njihet për një nga gjenocidet e serbëve ndaj shqiptarëve.

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?