Plisat këndojnë poshtë hotelit të Kombëtares, Xhaka se mban dot veten dhe ja ç’bën

Disa orë na ndajnë nga ndeshja Shqipëri-Maqedoni dhe atmosfera në Shkodër ndryshe nga miqësorja me Marokun është një spektakël i vërtetë. “Plisat” janë ata që duke ecur në çdo cep të qytetit të Shkodrës, me fjalët “Kosova është zemra e Shqipërisë”, kanë emocionuar të gjithë tifozët e tjerë dhe qytetarët shkodran.

Pak më parë ata janë mbledhur poshtë hotelit ku po qëndron Kombëtarja Shqiptare duke brohoritur dhe me simbolet shqiptare kanë thirrur me të madhe: “Shqipëri, Shqipëri, Kosova është zemra e Shqipërisë”.

Këtyre fjalëve Taulant Xhaka nuk iu ka rezistuar dot dhe ka dalë në dritare pa bluze, duke i përshëndetur, kjo i ka nxitur akoma më shumë tifozët, të cilët kanë filluar të brohorisin akoma më shumë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

A veproi mirë Rama me ndryshimet në qeveri?