“Plisat” nuk i ndal as pandemia, ja si e mbështetën Prishtinën ndaj Dritës

As në ndeshjen pa tifozë për shkak të pandemisë COVID-19 mes Prishtinës dhe Dritës që u mbyll me suksesin 3-0 të kryeqytetasve, nuk kanë munguar tifozët nga tifo-grupi “Plisat”.

Ultrasit dardanë ishin jashtë stadiumit dhe futbollistët e stafi teknik kanë menduar të vlerësojnë mbështetjen e tyre, duke i përshëndetur nga shkallët e stadiumit në përfundim të ndeshjes.

Trajneri Armend Dallku, ka edhe një mesazh për ta. “Fitorja ju dedikohet juve, Plisa! Mbesim me shpresë që së shpejti të ju shohim aty ku e keni vendin, në tribuna, duke e përkrahur ekipin tuaj të zemrës”, shkruan Dallku në llogarinë e tij në “Facebook”.

SHKARKO APP